Bota

Paralajmërimi i vendeve skandinave: Putin ka gjasa të sfidojë NATO-n

Edhe qeveria e Polonisë pranon se vendi po përgatitet për luftë me regjimin e Moskës.

6 Shkurt 2024, 18:44 Nga S.N
Paralajmërimi i vendeve skandinave: Putin ka gjasa të sfidojë
Vladimir Putin

SUEDI- Suedia dhe Norvegjia u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të përgatiten për luftë me Rusinë, teksa ministri gjerman i Mbrojtjes tha se Moska mund të nisë një luftë kundër Perëndimit pas pesë deri në tetë vitesh.

Ndërsa pak orë më parë shërbimet e inteligjencës daneze kanë paralajmëruar se një sulm ushtarak rus kundër vendeve të NATO-s është shumë i mundshëm. Edhe qeveria e Polonisë pranon se vendi po përgatitet për luftë me regjimin e Moskës.

Shërbimet e inteligjencës daneze thanë se Rusia po përgatit të nisë operacione kundër vendeve të alancës, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë Moska do të jetë e kujdesshme që të mos çojë në kolapsin e aleancës NATO dhe për këtë arsye të provokojë një luftë të drejtpërdrejtë duke prishur ekuilibrin në kufitjë e vendit ku do të vendosë trupat e tij, sipas shërbimeve të inteligjecës daneze. 

Kjo do të thotë se me "provokimet ushtarake" që Rusia do t'i imponojë NATO-s, qeveria e Kopenhagës vlerëson se Moska nuk do t'i shpallë hapur luftë një vendi të NATO-s, por se operacionet e saj ushtarake janë të mundshme.

rusia suedia danimarka norvegjia

Sondazh

Poll