Bota

Ushtria izraelite: 32 pengje të mbajtura nga Hamasi kanë vdekur që nga fillimi i luftës

Mes pengjeve të vrarë ishte një numër i madh fëmijësh dhe grash.

6 Shkurt 2024, 19:07 Nga S.N
Ushtria izraelite: 32 pengje të mbajtura nga Hamasi kanë vdekur
foto ilustruese

IZRAEL- 32 nga 136 pengjet e mbetura të marra nga Hamasi kanë vdekur, që nga fillimi i luftës në 7 tetor deri sot, sipas njëvlerësimi të brendshëm nga ushtria izraelite.

Familjet e 32 pengjeve, vdekja e të cilëve është konfirmuar janë informuar, thanë katër zyrtarë ushtarakë izraelitë, duke shtuar se ata po vlerësonin raportet e pakonfirmuara se të paktën 20 pengje të tjerë mund të jenë vrarë gjithashtu. Mes pengjeve të vrarë ishte një numër i madh fëmijësh dhe grash.

Zyrtarët ushtarakë izraelitë thanë se po vlerësojnë raportet e pakonfirmuara se të paktën 20 pengje të tjerë mund të jenë vrarë gjithashtu. Historia e shfaqur në New York Times ka gjasa të shtojë zhurmën që është shkaktuar në Izrael, mbi vendimet e Qeverisë për operacionin në Gaza, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtohet se më shumë se 240 pengje u morën nga Hamasi dhe aleatët e tij gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, gjë që bëri që Izraeli të kundërpërgjigjet me sulme masive ajrore dhe më pas një pushtim tokësor të Rripit të Gazës.

Rreth gjysma e pengjeve u liruan gjatë një armëpushimi të përkohshëm në nëntor, kur ata u shkëmbyen me 240 burra dhe gra palestineze të mbajtur në burgjet izraelite.

izrael hamas

Sondazh

Poll