Bota

"Si do t'i marrin serbët pensionet?"/ Ambasadori francez në Kosovë: Të shtyhet vendimi i BQK-së

Ambasadori ka treguar mbështetje sa i përket rregullores së re që ka si qëllim rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë, por ai thotë se duhet të ketë një periudhë kohore më të madhe informimi gjatë këtij tranzicioni.

6 Shkurt 2024, 18:01 Nga S.N

 

"Si do t'i marrin serbët pensionet?"/ Ambasadori francez
Olivier Guerot

KOSOVË- Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë i ka bërë thirrje Bankës Qëndrore të Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatimin e rregullores për dinarin. Ambasadori ka treguar mbështetje sa i përket rregullores së re që ka si qëllim rregullimin bankar dhe financiar në Kosovë, por ai thotë se duhet të ketë një periudhë kohore më të madhe informimi gjatë këtij tranzicioni.

“Kërkesa jonë që e kemi bërë, ne dhe vendet e QUINT-it është që të bëhet një tranzicion para se të implementohet kjo rregullore, duhet të ketë më shumë konsultime dhe informata para se të implementohet. Ne bëjmë thirrje për pezullimin e kësaj rregullore për hir të informimit të duhur të popullatës, dhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve së mundshme teknike,” deklaroi ai.

Ndër të tjera ai preku edhe çështjen e pensioneve të serbëve të Kosovës.

“Mendoj që është gjë e rëndësishme për të gjithë përkundër teknaliteteve, po flasim për pensionet, pagat dhe në mënyrën e duhur të funksionimit të shkollave dhe spitaleve që janë përdorur nga komuniteti serb në këtë vend. Rregullorja e BQK-së ka për qëllim të ketë më shumë transparencë dhe ne këtë e përkrahim, sidoqoftë e ka potencialin e një ndikimi direkt se si do të veprojë ky komunitet, si do të marrin pensionet ata njerëz, do të donim të ketë më shumë konsultime para se të implementohet e njëjta dhe një informim më i gjerë për njerëzit, është fjala për çështje konkrete që ndikojnë te një pjesë e madhe e njerëzve,”, tha Guerot.

Ai sqaroi se është e rëndësishme  që dy palët të ulen dhe të diskutojnë çështjet teknike para implementimit të rregullores, pasi kanali i vetëm i zgjidhjes është dialogu. Guerot vijoi duke thënë se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyrën e duhur që kur të propozojnë diçka, mos ndalojnë diçka tjetër, në këtë rast transfertën.

Kujtojmë se  Rregullorja e BQK-së që hyri në fuqi në datën 1 shkurt lejon si valute e vetme për kryerjen e pagesave në Kosovë euron. Kjo gjë ua pamundëson serbëve të Kosovës përdorimin e dinarit.

kosova olivier guerot serbia

Sondazh

Poll