Bota

Akuza për komplot në përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve, gjykata i heq imunitetin Donald Trump

Pas dëgjimit të argumentave nga ana e Trump sa i përket çështjes së akuzës për përmbysje të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, sepse përfshin veprime që ai ndërmorri kur ishte president, Gjykata vendosi heqjen e imunitetit.

6 Shkurt 2024, 17:00 Nga S.N
Akuza për komplot në përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve,
Donald Trump

SHBA- Donald Trump nuk ka imunitet nga ndjekja penale për krimet e dyshuara që ai ka kryer gjatë presidencës së tij për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, tha të martën Gjykata Federale e Apelit.

Pas dëgjimit të argumentave nga ana e Trump sa i përket çështjes së akuzës për përmbysje të rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, Gjykata vendosi heqjen e imunitetit.

Vendimi i Gjykatës bën që Donald Trump të përndiqet penalisht për këtë akuzë. Vitin e kaluar ai paraqiti një mocion për të hedhur poshtë padinë federale të ngritur nga këshilltari special Jack Smith, i cili akuzoi ish-presidentin për përpjekje për të ndryshuar zgjedhjet, duke përfshirë avancimin e listave të rreme të zgjedhësve. Kjo është një goditje për Donald Trump, i cili ka kërkuar prej vitesh imunitetin presidencial.

Ish-presidenti pritet të apelojë vendimin, që do të thotë se çështja mund të arrijë përfundimisht në Gjykatën e Lartë, ku konservatorët mbajnë një shumicë 6-3.

donald trump shba

Sondazh

Poll