Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset "kokë më kokë" me autobusin, humb jetën i riu shqiptar (EMRI)

Siç raportojnë mediat italiane, i riu ishte nën drejtimin e një automjeti tip “BMW”, kur papritur ka devijuar me mjet në korsinë e gabuar të rrugës.

6 Shkurt 2024, 15:57 Nga r.ll
Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset "kokë
neli eriselto

ITALI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar shqiptar. Neli Eriselto po drejtonte një makinë tip "BMW", dhe ishte drejtuar për në kabinën e pagesës së autostradës A1 në Piacenza Sud, kur është përplasur me një autobus. 

Siç raportojnë mediat italiane, i riu papritur ka devijuar me makinë në korsinë e gabuar të rrugës. Aty është përplasur kokë më kokë me një furgon që vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja kokë më kokë me autobusin ishte fatale për të riun shqiptar i cili pas disa përpjekjesh për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë në vendngjarje. Makina e tij u shkatërrua plotësisht, dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë trupin nga makina. Shkaqet e sakta të aksidentit janë duke u hetuar aktualisht nga oficerët e policisë lokale të Piacenza.

neli eriselto aksident ne itali

Sondazh

Poll