6 Shkurt 2024, 09:02
Nga N.F
Yandex
RUSI- Grupi Yandex, kompania ruso-holandeze, e cila është themeluar në Moskë, por e ka selinë në Amsterdam, ka arritur marrëveshje për t’ia shitur pjesën më të madhe të biznesit, një grupi të investitorëve rusë. Kompania i ka shitur operacionet e veta në Rusi për 5.2 miliardë dollarë, shumë më pak sesa vlera e platformës në treg.
Blerja e platformës për një koncorsiumi të investitorëve, nënkupton se Yandex tani është plotësisht entitet në pronësi të Rusisë. Kompania është akuzuar paraprakisht se ia ka fshehur publikut rus informacionet për luftën në Ukrainë. Moska e ka mirëpritur marrëveshjen e fundit, për të cilën kompania ka thënë se ka qenë “rezultat i një periudhe të gjatë të planifikuar dhe negociimit”.
“Kjo është pikërisht ajo që kemi dashur të arrijmë vite më parë, kur Yandex ka qenë në rrezik që të blihet prej gjigandëve të teknologjisë informative në Perëndim”, ka thënë Anton Gorelkin, zëvendësudhëheqës i një komiteti parlamentar rus për politika të informacionit.
“Yandex është më shumë sesa kompani, është aset për gjithë shoqërinë ruse”, ka shtuar ai.
Yandex është krijuar në fund të viteteve ’90, e ka makinën e vet të kërkimit dhe platformën për reklamim. Pavarësisht pse quhet “Google e Rusisë”, platforma Yandex nuk ka lidhje me makinën amerikane të kërkimit apo kompaninë e saj amë, Alphabet. Prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë – në shkurt të vitit 2022, shumë biznese të huaja janë larguar prej Rusisë, dhe shpesh i kanë shitur bizneset shumë lirë. Bashkëthemeluesi i Yandexit, Arkady Volozh, ka qenë një prej biznesmenëve të rrallë rus, që ka folur publikisht kundër luftës. Ai e ka lënë kompaninë më 2022.
Marrë nga REL
rusi investitore yandex
Bota
6 Shkurt 2024, 08:53
N.F
Osmani dhe mbreti Charles
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se mbreti i Britanisë së Madhe, Charle...
Bota
6 Shkurt 2024, 08:42
N.F
Vuçiç dhe Radoiçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç ka pranuar mbrëmjen e djeshme gjatë nj&e...
Bota
6 Shkurt 2024, 08:12
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha mbrëmë se opozita do të tentoj&eum...
Bota
6 Shkurt 2024, 08:06
N.F
Aplikacion kinez për blerje online
GJERMANI- Kufje për 4 euro, atlete për 8 euro, ose orë inteligjente për 16 euro...
Bota
6 Shkurt 2024, 07:54
N.F
Nikki Haley
SHBA- Nikki Haley, konkurrentja e fundit e madhe e ish-presidentit amerikan, Donald Trump për të fituar nominimin e republikanëv...
Bota
6 Shkurt 2024, 07:36
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Një forcë sulmuese sekrete, e quajtur “Furia Gladiatori” – e përbërë nga të dënu...
Bota
6 Shkurt 2024, 07:32
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit Joe Biden tha të hënën se ai do t’i vendoste veton një propozimi për ndihm&...
Bota
6 Shkurt 2024, 07:24
N.F
Trump dhe Biden
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump, i cili ka refuzuar të dalë në debat me kandidatët e tjerë republikanë p&eu...
Bota
5 Shkurt 2024, 22:53
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Të gjitha institucionet e Serbisë në Kosovë - nga komunat deri te shkollat e spitalet - do të duhej t&...
Bota
5 Shkurt 2024, 22:41
N.F
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit, Besnik Bislimi ka shkruar një letër për përfa...