Bota

Bislimi letër Lajçakut, thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Bislimi ka njoftuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, se në letër i ka renditur Lajçakut përpjekjet të cilat thotë se i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave.

5 Shkurt 2024, 22:41 Nga N.F
Bislimi letër Lajçakut, thirrje për heqjen e masave të
Besnik Bislimi

KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit, Besnik Bislimi ka shkruar një letër për përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak. Bislimi ka njoftuar në llogarinë zyrtare në rrjetin social “X”, se në letër i ka renditur Lajçakut përpjekjet të cilat thotë se i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave.

“Një largim i menjëhershëm do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, të krijonim mjedisin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Bislimi.

kosova besnik bislimi lajcak

Sondazh

Poll