Bota

Trump: Mbreti Charles është një njeri i mrekullueshëm, lutemi që të ketë shërim të shpejtë

Trump kujtoi kohën e tij në presidencë, ku zhvilloi një lidhje të ngushtë me Madhërinë e Tij.

5 Shkurt 2024, 21:31 Nga S.B
Trump: Mbreti Charles është një njeri i mrekullueshëm,
Mbreti Charles dhe Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka përshkruar Mbretin si një "njeri të mrekullueshëm". Ky mesazh vjen direkt pas njoftimit nga pallati mbretëror se Mbreti Charles është diagnostifikuar me kancer. Trump kujtoi kohën e tij në presidencë, ku zhvilloi një lidhje të ngushtë me Madhërinë e Tij.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Trump thotë: Ai është një njeri i mrekullueshëm, të cilin e njoha mirë gjatë presidencës sime dhe të gjithë lutemi që ai të ketë një shërim të shpejtë dhe të plotë!

mbreti charles donald trump mbreti charles diagnostifikohet me kancer

Sondazh

Poll