Bota

Borrell: BE po përgatit një paketë të re sanksionesh për Rusinë

Borrell u shpreh se sanksionet do të prekin njerëz dhe subjekte nga vende të ndryshme.

5 Shkurt 2024, 22:22 Nga N.F
Borrell: BE po përgatit një paketë të re sanksionesh
Josep Borrell

RUSI- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se po përgatisin një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Borrell u shpreh se sanksionet do të prekin njerëz dhe subjekte nga vende të ndryshme.

“Puna është duke u zhvilluar: ajo do të prekë shumë njerëz dhe subjekte, nga sanksionet personale e deri te kompanitë nga vende të ndryshme që marrin pjesë në shmangien e sanksioneve. Por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare midis anëtarëve të shteteve.

Kështu që nuk mund të hyj në detaje, por çdo muaj ka një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për agresionin kundër Ukrainës dhe për qarkun ekonomik që i lejon Rusisë të vazhdojë të ketë aftësitë për të ushqyer makinën ushtarake,” tha Borrell.

borrell be rusia sanksione

Sondazh

Poll