Bota

Shpërthimi i zjarreve/ Kili shpall ditë zie kombëtare, humbin jetën 122 persona

Zjarret janë regjistruar në pyjet në provincën turistike bregdetare të Valparaiso në Kilin qendror.

5 Shkurt 2024, 22:10 Nga N.F

Shpërthimi i zjarreve/ Kili shpall ditë zie kombëtare, humbin

KILI- Pas shpërthimit të zjarreve në pyje në Kili kanë humbur jetën 122 persona. Zjarret janë regjistruar në pyjet në provincën turistike bregdetare të Valparaiso në Kilin qendror. Të gjitha viktimat u regjistruan në provincën Valparaiso ku vetëm 32 trupa ishin identifikuar deri më tani.

"I gjithë Kili po qan për provincën e Valparaiso," tha presidenti Gabriel Boriç të dielën.

Sot shpalli ditë zije kombëtare dyditore ndërkohë që vijojnë kërkimet për ndonjë person të zhdukur. Kryebashkiaku Macarena Ripamondi u tha gazetarëve të dielën se 190 persona janë ende të zhdukur"në qytet.

Vullnetarët nxituan në zonat më të goditura për të ndihmuar familjet, për të shpëtuar kafshët shtëpiake dhe për të siguruar ushqim, ujë dhe tenda. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë të operojnë në zonat e prekura. Zjarret shpërthyen të premten në rajon dhe u ndezën nga erërat, mes një vale të egër të të nxehtit. Nga ana e tyre, autoritetet po hetojnë nëse është zjarri ishte i qëllimishëm. 

 

kili zjar viktim

Sondazh

Poll