Bota

E pazakontë në Greqi/ Këngëtarit i vjedhin banesën, habit për mes një video në TikTok: A lahen dhe qethen hajdutët në shtëpinë tuaj?

Deri në këto detaje duket një skenar i zakonshëm pasi shpesh janë regjistruar vjedhje në banesat e personave të famshëm por ajo çfarë ka çuditur edhe vetë të riun është se hajdutët përveç se kanë vjedhur kanë gjetur rastin edhe të lahen dhe të qethen.

5 Shkurt 2024, 20:47 Nga N.F
E pazakontë në Greqi/ Këngëtarit i vjedhin banesën,
Pamje nga shtëpia e vjedhur

GREQI- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në banesën e një muzikanti të ri në Petralonë të Greqisë. Banesa e këngëtarit ishte pre e vjedhjes. Deri në këto detaje duket një skenar i zakonshëm pasi shpesh janë regjistruar vjedhje në banesat e personave të famshëm por ajo çfarë ka çuditur edhe vetë të riun është se hajdutët përveç se kanë vjedhur kanë gjetur rastin edhe të lahen dhe të qethen.

I riu është shokuar kur ka parë shtëpinë e tij të kthyer përmbysë ndërsa tualeti ishte i mbuluar nga flokë. 

“A lahen dhe qethen hajdutët në shtëpinë tuaj?” shkroi ai në TikTok. Ai tha ndër të tjera se hajdutët i kanë marrë disa pajisje që ai përdor në muzikën e tij, me vlerë qindra euro.

greqi vjedhje kengetar

Sondazh

Poll