Bota

"Shqiptarët po armatosen"/ Vuçiç kundër Perëndimit dhe rajonit: Ka vetëm një qëllim, përmbysja e Serbisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës

Në një intervistë për mediat vendase, ai u shpreh se vendi i tij po shkatërrohet nga “ata që nuk duan të jetë e pavarur dhe e stabilizuar”. Po ashtu ai tha se në terren shqiptarët po armatosen, ndërsa serbët po çarmatosen.

5 Shkurt 2024, 22:10 Nga h.k
"Shqiptarët po armatosen"/ Vuçiç kundër
Aleksander Vuçiç

SERBI-Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë në një intervistë për mediat vendase ka theksuar se "shqiptarët janë duke u armatosur të ndihmuar nga Turqia". 

Në një intervistë për mediat vendase, ai u shpreh se vendi i tij po shkatërrohet nga “ata që nuk duan të jetë e pavarur dhe e stabilizuar”. Po ashtu ai tha se në terren shqiptarët po armatosen, ndërsa serbët po çarmatosen.

Armatosja e shqiptarëve tashmë po bëhet, më së shumti po përdorin Turqinë. Serbët po çarmatosen. Ka vetëm një qëllim, përmbysja e Serbisë dhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, theksoi ai.

aleksander vucic

Sondazh

Poll