Art&Argëtim

VIDEO/ Hapi mbrëmjen e "Grammy 2024", Dua Lipa elektrizon me performancën e saj

Dua ishte interpretuesja e parë për ceremoninë e mbrëmjes, duke zbukuruar skenën me një performancë të këngëve të saj të reja “Training Season” dhe “Houdini”, këngët e para nga albumi i tretë të saj.

5 Shkurt 2024, 14:04 Nga M.B
VIDEO/ Hapi mbrëmjen e "Grammy 2024", Dua Lipa elektrizon me
Dua Lipa

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa shkëqeu mbrëmjen e shkuar në ceremoninë e 66-të të çmimeve Grammy. Dua ishte interpretuesja e parë për ceremoninë e mbrëmjes, duke zbukuruar skenën me një performancë të këngëve të saj të reja “Training Season” dhe “Houdini”, këngët e para nga albumi i tretë të saj.

 

Dua u nominua për ‘këngën e vitit’ dhe ‘këngën më të mirë për median vizuale’ për hitin e saj Barbie “Dance the Night” në Grammy të këtij viti. Dalja e saj në tapetin e kuq të Grammy ishte e paharrueshme teksa u shfaq me një fustan ngjyrë argjendi me thekë të Courreges, i kompletuar me një dekolte të zhytur seksi dhe prerje të ijëve. Ajo kombinoi pamjen e spikatur me bizhuteritë e Tiffany & Co.

Sipas yllit, albumi i saj i ardhshëm është i frymëzuar nga kultura britanike dhe do të jetë krejtësisht ndryshe nga “Future Nostalgia”.

dua lipa grammy 2024

Sondazh

Poll