Art&Argëtim

Celine Dion trondit audiencën e Grammys me paraqitjen surprizë pas diagnostifikimit me sëmundjen e pashërueshme

Ndërsa paraqitja e këngëtares mes betejës së saj shëndetësore nuk ishte raportuar më parë, një video në prapaskenë e mbërritjes së saj në arenën Crypto.com filloi të qarkullonte gjatë shfaqjes.

5 Shkurt 2024, 14:19 Nga S.B
Celine Dion trondit audiencën e Grammys me paraqitjen surprizë pas
Celine Dion

SHBA- Këngëtarja Celine Dion është rikthyer në natën më të madhe të muzikës. Ylli bëri një paraqitje surprizë në ndarjen e çmimeve Grammy 2024 të dielën, e veshur me një pallto dhe fustan Valentino për t'i dorëzuar Taylor Swift çmimin e albumit të vitit. Ajo veshui një pallto të verdhë mustardë mbi fustanin rozë të zbehtë, i cili shfaqte një të çarë deri në kofshë. Dion, 55 vjeç, e kombinoi pamjen , e cila doli direkt nga pista e modës koleksioni pranverë/verë 2024 e brandit, e prezantuar në Paris në më pak se dy javë para shfaqjes së çmimeve muzikore – me një gjerdan verbues.

“Kur them se jam e lumtur që jam këtu, e them vërtet nga zemra”, tha ikona e muzikës para audiencës, duke kujtuar pranimin e të njëjtit trofe nga Diana Ross dhe Sting 27 vjet më parë.

Ndërsa paraqitja e këngëtares mes betejës së saj shëndetësore nuk ishte raportuar më parë, një video në prapaskenë e mbërritjes së saj në arenën Crypto.com filloi të qarkullonte gjatë shfaqjes.

“Celine Dion është në ndërtesën për çmimet #Grammy me stilistin Law Roach”, shkroi Hollywood Reporter në Twitter.

Celine Dion trondit audiencën e Grammys me paraqitjen surprizë pas
Celine Dion

Gjashtë herë fituesja e Grammy-t ka qëndruar kryesisht jashtë vëmendjes që kur u tha fansave se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngrirë - "një sindromë shumë e rrallë neurologjike, e cila prek një në një milion njerëz" - në një video emocionale të mediave sociale në 2022.

“Kam një kohë të gjatë që po përballem me probleme me shëndetin tim dhe ka qenë vërtet e vështirë për mua të përballem me këto sfida dhe të flas për gjithçka që kam kaluar”, shtoi ajo për gjendjen kronike.

Ajo më pas anuloi turneun e saj "Courage", ndërsa siguroi fansat se nuk po dorëzohet dhe mezi pret t'i shohë përsëri.

“Nuk është e drejtë për ju që të vazhdoni të shtyni shfaqjet, dhe megjithëse më thyen zemrën, është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë”, shkroi ajo në atë kohë.

Celine Dion trondit audiencën e Grammys me paraqitjen surprizë pas
Celine Dion dhe Taylor Swift

Motra e yllit, Claudette Dion, ndau një përditësim me 7 Jours në dhjetor, për Daily Mail, duke thënë se këngëtarja "My Heart Will Go On" kishte "humbur kontrollin e muskujve të saj".

“Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ëndrrat e saj, qëllimi është të rikthehet në skenë,” tha ajo.

grammys grammy celine dion

Sondazh

Poll