Aktualitet

Aksident në Shkodër/ Makina humb kontrollin, përplaset me mjetin e parkuar, dy të plagosur

Mësohet se rreth orës 18:25 një makinë ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një mjet të parkuar.

5 Shkurt 2024, 19:40 Nga N.F
Aksident në Shkodër/ Makina humb kontrollin, përplaset me mjetin
Foto ilustruese

SHKODËR- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”. Mësohet se rreth orës 18:25 një makinë ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me një mjet të parkuar. Nga aksidenti kanë mbetur dy persona të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak/ Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Shkodër-Hoti i Ri”, shtetasi A. M., 61 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., dhe shtetesja Sh. M., 61 vjeçe ( pasagjere) të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

shkoder aksident plagosje

Sondazh

Poll