Art&Argëtim

FOTO/ "Babai më i mirë në botë”, Dua Lipa u shoqërua nga i ati në "Grammy 2024"

Mbrëmjen e shkuar, ylli i muzikës pop, kaloi në tapetin e kuq jashtë 'Crypto.com Arena' në Los Angeles, me një fustan metali me mëngë të gjata nga Courreges.

5 Shkurt 2024, 13:30 Nga M.B
FOTO/ "Babai më i mirë në botë”, Dua Lipa u
Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa

SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbërriti në tapetin e kuq të çmimeve 'Grammy 2024' me babanë e saj, Dukagjin Lipën. Mbrëmjen e shkuar, ylli i muzikës pop, kaloi në tapetin e kuq jashtë 'Crypto.com Arena' në Los Angeles, me një fustan metali me mëngë të gjata nga Courreges. Ajo kompletoi pamjen e argjendtë me një gjerdan të Tiffany & Co dhe byzylyk. Këngëtarja u nominua për dy çmime në ceremoninë vjetore: ‘Kënga më e mirë e shkruar për mediet vizuale’ dhe ‘kënga e vitit për’ “Dance the Night” nga filmi “Barbie”.

Për ceremoninë në fjalë, babai i Duas zgjodhi një kostum klasik të zi me një papion të zi. Në rrjetet sociale, vendimi i Dua Lipës për të sjellë si shoqërues babanë e saj u prit me lëvdata nga fansat, ku shumë e vlerësuan momentin e ëmbël të tapetit të kuq. Dua në këtë event nuk arriti të rrëmbejë asnjërin nga çmimet ku ishte nominuar.

dua lipa dukagjin lipa

Sondazh

Poll