Politike

Në Kuvend kishte ardhur koka e inceneratorëve," Bardhi: Frikacak që i fshihet përballjes me qytetarët

Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se Rama i fshihet përballjes me qytetarët dhe tentoi që të lërë jashtë deputetët e opozitës. 

5 Shkurt 2024, 17:29 Nga I.A
Në Kuvend kishte ardhur koka e inceneratorëve," Bardhi: Frikacak
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është koka e inceneratorëve. Në një deklaratë për mediat, Bardhi u shpreh se Rama i fshihet përballjes me qytetarët dhe tentoi që të lërë jashtë deputetët e opozitës.  

"Siç e patë, sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetaj, personi i konsideruar nga njeriu më i afërt si koka e inceneratorëve. Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u ndaluan të futen në Parlament. Edhe ndaj deputetëve që nuk kishte masë disiplinore, Garda e Republikës me urdhër personal të Edi Ramës, një frikacak që i fshihet gjithmonë përballjes me qytetarët tentoi të lërë jashtë deputetët e opozitës. Besoj se vetëm në vende me regjime autoritare nuk lejohen deputetët të futen të ushtrojnë mandatin… e paimagjinueshme që deputetët duhet të shqyhen nga këmisha dhe kostumi që të futen në sallën plenare”, tha Bardhi.

edi rama gazment bardhi seance plenare 5 shkurt 2024

Sondazh

Poll