Politike

"Hape rrugën rrugaç"/ Deputetët e Opozitës përplasen me gardën: Mos u bëni ushtarë të krimit

Edhe pse do të ketë protestë seanca plenare e ditës së sotme ka nisur ndërsa garda ka rrethuar Kuvendin duke mos lejuar hyrjen brenda ambienteve të saj deputetët e opozitës. 

5 Shkurt 2024, 17:00 Nga I.A
"Hape rrugën rrugaç"/ Deputetët e Opozitës
Perplasja

TIRANË- Ditën e sotme është paralajmëruar nga opozita për një protestë e cila do te zhvillohet para Parlamentit. Edhe pse do të ketë protestë seanca plenare e ditës së sotme ka nisur ndërsa garda ka rrethuar Kuvendin duke mos lejuar hyrjen brenda ambienteve të saj deputetët e opozitës. 

"Hape rrugën, rrugaç. Edhe Enver Hoxha nuk i ndalonte deputetët të futeshin brenda. Mos merrni urdhra”, tha Asllan Dogjani teksa tenton të futet brenda Kuvendit.

“Mos u bëni ushtarë të krimit”, dëgjohet Noka ndërsa garda nuk lejon asnjë person të futet në Parlament.

“Sa ju tha ai jam hajdut, ju e latë”, thotë Bardhi.

opozita ne proteste

Sondazh

Poll