Politike

Deputetët e opozitës vijuan aksionin opozitar brenda sallës/ Nikolla njofton mbylljen e seancës: Nuk mund të vazhdohet në këtë mënyrë

Nikolla u është drejtuar atyre se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.

5 Shkurt 2024, 17:20 Nga h.k
Deputetët e opozitës vijuan aksionin opozitar brenda sallës/
Foto ilustruese

TIRANË-Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me disa prej deputetëve të opozitës të cilët edhe pse të përjashtuar kanë arritur të hyjnë në sallën e parlamentit dhe më pas ka njoftuar mbylljen e seancës. 

Nikolla u është drejtuar atyre se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.

Duke replikuar me deputetin Flamur Noka, ajo tha se nuk po provokon opozitarët, por janë këta të fundit që po provokojnë.

“Turp t’iu vijë juve që e dini që jeni të përjashtuar dhe ndaloni seancën. Juve t’iu vijë turp! Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar problemet. Nuk po provokoj, po vazhdoj me seancën, Juve po provokoni”, u shpreh Nikolla.

Më pas Nikolla ka mbyllur seancën. 

lindita nikolla seanca plenare 5 janar 2024

Sondazh

Poll