Politike

Nisin tensionet në Kuvend, disa deputetë të opozitës përplasen në hyrje të sallës me Gardën

Ata janë bllokuar nga Garda e Republikës e cila ka krijuar një kordon në hyrje të sallës ndërsa nuk i lejon të futen brenda.

5 Shkurt 2024, 16:51 Nga h.k
Nisin tensionet në Kuvend, disa deputetë të opozitës
Foto ilustruese

TIRANË-Një grup deputetësh të opozitës janë ndaluar që të futen brenda sallës së kuvendit ditën e sotme.

Ata janë bllokuar nga Garda e Republikës e cila ka krijuar një kordon në hyrje të sallës ndërsa nuk i lejon të futen brenda.

Deputetët Ervin Salianji, Dashnor sula, Albana Voshki, Gazment Bardhi, Asllan Dogjani, Flamur Noka, Ina Zhupa, Petrit Vasili dhe të tjerë janë duke u përplasur me efektivët.

 

seanca plenare 5 janar 2024

Sondazh

Poll