Politike

Ligj I ri/Inteligjenca Artificiale do të përzgjedhë fituesin e tenderit

Qeveria ka ndërmarrë përsipër që të ndërtojë një sisitem  nga Inteligjenca Artificiale.

5 Shkurt 2024, 16:31 Nga S.N
Ligj I ri/Inteligjenca Artificiale do të përzgjedhë fituesin e
Foto nga Komisioni i Ekonomisë

TIRANË- Një ligj i ri për prokurorime publike ka kalur sot në Komisionin e Ekonomisë. Qeveria ka marrë përsipër që të ndërtojë një sisitem nga Inteligjenca Artificiale. Ky sistem do të bëjë në mënyrë automatike vlerësimin e kritereve si dhe më pas zgjedhjen e fituesit të tënderit.

Ky ligj i ri që do të bëjë që tenderat të përzgjidhen në bazë të një sistemi automatik, përjashton automatikisht kompanitë që do të kapen në shkelje me pagat e punonjësve. Ligji do të ndryshojë edhe afatet e anketimit e skualifikimit nga gara. Parashikohet që të ngrihet edhe një Organ Qëndror Blerës në varësi të Këshillit të Ministrave, që t`u marrë enteve prokurorese të drejtën e zhvillimit të një gare.

qeveria ligj i ri

Sondazh

Poll