Aktualitet

Çmimi i patentave, Shoqata Kombëtare e Autoshkollave në protestë: Nuk na informuan, tarifa rëndon në xhepat tona

Shoqata tha se këto ndryshime kanë shtuar shpenzimet e autoshkollave dhe se ata nuk janë dakord.

5 Shkurt 2024, 11:51 Nga M.B
Çmimi i patentave, Shoqata Kombëtare e Autoshkollave në
Foto, protesta

TIRANA- Shoqata Kombëtare e Autoshkollave zhvilloi sot një protestë lidhur me kërkesat e tyre pas ndryshimeve të fundit që janë bërë sa i përket pagesave të lejeve të drejtimit dhe kohëzgjatjes së tyre. Shoqata tha se këto ndryshime kanë shtuar shpenzimet e autoshkollave dhe se ata nuk janë dakord. Protesta u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku u tha se me këto ndryshime janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM-të, sikurse edhe marrëveshjet e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastrukturës.

Shoqata pretendon se ka pasur mënjanim dhe mosinformim në kohën e duhur si grup interesi që janë, para se vendimi të merrej nga institucionet përkatëse dhe se tarifat janë vendosur pa u diskutuar me ta. Mësohet se bojkoti në të gjitha drejtoritë do të zhvillohet vetëm sot. Ata lanë një afat deri në fundjavë, dhe nëse nuk merren masa, do të ketë një protestë të shtunën para kryeministrisë ku do të vijnë autoshkollat e vendit dhe do të ketë një përshkallëzim të protestës së tyre.

Javën e kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka bërë rishikim dhe indeksim për të gjitha shërbimet dhe tarifat që ofron. Në njoftimin e saj, Drejtoria tha se për disa kategori ka rritje të vlefshmërisë së lejeve të drejtimit, në të njëjtën kohë edhe rritje të kostos.

shoqata kombëtare e autoshkollave

Sondazh

Poll