Bota

"Po nxiten tensione", Këshilltari i Kurtit reagon pas deklaratave të BE: Mos e ngatërroni qëllimin e dialogut e as periudhën në të cilën jetojmë

Bashkimi Europian i ka parë si shumë shqetësuese operacionet e Policisë në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia.

5 Shkurt 2024, 08:40 Nga r.ll
"Po nxiten tensione", Këshilltari i Kurtit reagon pas deklaratave
jeton zulfaj, peter stano

KOSOVË- Jeton Zulfaj, këshilltari politik i kryeministrit Albin Kurti, pas një deklarate të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ku ky i fundit tha se Kosova duhet t’i shmangë veprimet e njëanshme që nxisin tensione.

Zulfaj në një reagim në platformën “X”, ka shkruar se nuk duhet të ngatërrohet qëllimi i dialogut në Bruksel e as periudhën në të cilën jetojmë.

“Le të mos ngatërrojmë as periudhën në të cilën jetojmë, as se për çfarë është dialogu në Bruksel, Peter. Institucionet e drejtuara nga serbët ia mbathën me ushtrinë serbe në vitin 1999 pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vranë mijëra civilë, duke përfshirë 1,133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj.

Bashkimi Europian i ka parë si shumë shqetësuese operacionet e Policisë në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia.

“BE i kërkon Kosovës edhe një herë t’i shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje nëpërmjet dialogut të lehtësuar nga BE.”, ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Kujtojmë se gjatë një aksioni nga autoritetet e Kosovës janë mbyllur katër komuna paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

peter stano jeton zulfaj kosove serbi

Sondazh

Poll