Aktualitet

Humbi jetë në spital/ Detaje nga aksidenti në Korçë me 1 viktimë dhe 4 të plagosur (EMRI)

Mësohet se viktima është 36-vjeçari Elvis Mizaku, i cili ishte drejtuesi i një prej mjeteve që u përplas në afërsi të fshatit Belorta.

4 Shkurt 2024, 18:48 Nga h.k
Humbi jetë në spital/ Detaje nga aksidenti në Korçë
Foto ilustruese

KORÇË-Si pasojë e aksidentit në Korçë ka humbur jetën Elviz Mizaku, 36 vjeç. Nga raportimet e policisë Mizaku ka humbur jetën rrugës për në spital, ndryshe nga informacionet e para në të cilat u raportua se viktima u nda nga jeta gjatë ndihmës mjekësore. 

Mësohet se viktima është 36-vjeçari Elvis Mizaku, i cili ishte drejtuesi i një prej mjeteve që u përplas në afërsi të fshatit Belorta. Nga ana tjetër, kanë mbetur të plagosur 4 pasagjerët që ndodheshin në makinën e drejtuar nga një 23-vjeçar.

aksident i rende ne korce elvis mizaku

Sondazh

Poll