Aktualitet

Aksident i rëndë në Korçë, dyshohet për të lënduar rëndë

Sipas policisë deri tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa një person është bllokuar në mjet.

4 Shkurt 2024, 17:32 Nga h.k
Aksident i rëndë në Korçë, dyshohet për të
Foto ilustruese

KORÇË- Në Korçë pasditen e sotme është shënuar një aksident i rëndë pranë fshatit Belorta. Nga informacionet paraprake raportohet për dy të plagosur në gjendje shumë të rëndë. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e përplasjes së dy aotomjeteve me njëra-tjetrën. 

Sipas policisë deri tani raportohet për disa të plagosur, ndërsa një person është bllokuar në mjet. Plicia dhe ambulanca ndodhet në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë" në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin N. M., është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin V. M. Për pasojë, janë dëmtuar 5 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka mbetur i bllokuar në mjet dhe po punohet me shërbimet zjarrfikëse për t'a nxjerrë.

Të lënduarit po tranportohen në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne korce

Sondazh

Poll