Aktualitet

Vihet në pranga 36- vjeçari i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike

Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar më parë, u sekuestruan 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoletë dhe një automatik, 70 celularë, 11 automjete, mbi 2 milionë lek të vjetra, 11 mijë e 600 euro dhe 630 paund.

4 Shkurt 2024, 12:58 Nga S.N
Vihet në pranga 36- vjeçari i shpallur në kërkim për
Foto Ilustrim

TIRANË- Një 36-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë. Në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar më parë, u sekuestruan 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoletë dhe një automatik, 70 celularë, 11 automjete, mbi 2 milionë lek të vjetra, 11 mijë e 600 euro dhe 630 paund.

Pas këtij operacioni, u organizua operacioni tjetër “Tempulli 2” për kapjen e shtetasit në kërkim, ku u bënë kontrolle intensive për vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve intensive u arrit që 36-vjeçari me inicilet F.M banues në Tiranë të vihej në pranga. Për të u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Njoftimi i Plotë i Policisë: Vihet në pranga një 36-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 75 numri i shtetasve të ndaluar.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7 dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar mbi informacionet e siguruara mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", menjëherë kanë vijuar kontrollet intensive për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve u kap dhe ndalua shtetasi F. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia arrestim

Sondazh

Poll