Aktualitet

Vrau shqiptarin se e gjeti duke vjedhur në shtëpinë e vëllait, italiani lë qelinë dhe punon në punishten e familjes

Jeta e re e Mirco Franzoni, 40-vjeçarit që në dhjetor 2013 qëlloi dhe vrau një grabitws qw disa orë më parë kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij në Serle, në zonën e Breshias.

4 Shkurt 2024, 18:21 Nga h.k
Vrau shqiptarin se e gjeti duke vjedhur në shtëpinë e
Foto ilustruese

ITALI-Një italian njëmbëdhjetë vjet më parë u burgos për vrasjen një shqiptari, i cili dyshohej si grabitës i pronws sw tij. Sipas mediave në Itali, i burgosuri ka dal nga qelia për të shkuar të punojë në punishten e familjes.

Jeta e re e Mirco Franzoni, 40-vjeçarit që në dhjetor 2013 qëlloi dhe vrau një grabitws qw disa orë më parë kishte hyrë në shtëpinë e vëllait të tij në Serle, në zonën e Breshias.

Sipas Giornale di Brescia, pak ditë më parë Franzoni ka marrë dritën jeshile për punë të jashtme dhe në mëngjes del nga burgu i Verzianos dhe më pas kthehet pasi të përfundojë turni. Në vitin 2019, Gjykata e Lartë konfirmoi dënimin me 9 vjet e 4 muaj për vrasje me dashje, pavarësisht se vendasja e Brescias ka pohuar gjithmonë se ka qëlluar pas një sherri në rrugë, hajdutin, 26-vjeçarin shqiptar Eduard Ndoj. 40-vjeçari ishte në burg që prej 10 tetorit 2019.

eduard ndoj

Sondazh

Poll