Aktualitet

Transportonte emigrantë me traktor, arrestohet shqiptari në Kakavijë

Pas kontrollit të kryer nga punonjës të Doganës së Kakavijës me ndihmën e punonjësve të Policisë së Drejtorisë së Kontrollit të Pasaportave Kakavije dhe me përdorimin e mjeteve teknike të përshtatshme, në karrocën e tij u gjetën katër emigrantë të paligjshëm të fshehur mes mallrave. 

4 Shkurt 2024, 13:48 Nga E.d
Transportonte emigrantë me traktor, arrestohet shqiptari në
Foto ilustruese

KAKAVIJË- Një shqiptar është vënë në pranga nga policia greke në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, pasi 4 palestinezë që ai kishte marrë nga kufiri me Turqinë u zbuluan në traktorin e tij. 

Pas kontrollit të kryer nga punonjës të Doganës së Kakavijës me ndihmën e punonjësve të Policisë së Drejtorisë së Kontrollit të Pasaportave Kakavije dhe me përdorimin e mjeteve teknike të përshtatshme, në karrocën e tij u gjetën katër emigrantë të paligjshëm të fshehur mes mallrave.  Në kuadër të hetimeve, u sekuestrua automjeti, 350 euro si dhe 4 aparate celularë.

policia e kakavijës

Sondazh

Poll