Aktualitet

Humb jetën drejtuesi i mjetit nga aksidenti në Korçë, 36-vjeçari nuk ia del dot në spital

4 Shkurt 2024, 18:28 Nga h.k
Humb jetën drejtuesi i mjetit nga aksidenti në Korçë,
Foto ilustruese

KORÇË-Humb jetën drejtuesi i mjetit nga aksidenti në Korçë, 36-vjeçari nuk ia del dot në spital

Korçë/Informacion shtesë

Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë" në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Volkswagen", 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip "Hyundai", shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit tip "Hyundai" shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll