Aktualitet

Mbante lëndë narkotike dhe drejtonte mjentin në gjendje të dehur, arrestohet një 35-vjeçari ne Korçë

Pas verifikimit të kryer rezultoi se ai e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

4 Shkurt 2024, 11:48 Nga E.d
Mbante lëndë narkotike dhe drejtonte mjentin në gjendje të
Policia

KORÇË- Arrestohet një person në Korçë i cili po drejtonte në gjendje të dehur një mjet të tipit Toyota. Ku gjatë kontrollit fizik 35-vjeçarit me iniciale F.R iu gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike. 

Njoftimi i Policisë:

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, ku ky shtetas është konstatuar me automjetin tip "Toyota", gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike. Pas verifikimit të kryer rezultoi se 35-vjeçari e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

korçë arrestohet 35-vjeçari në korçë

Sondazh

Poll