Aktualitet

2 raste dhune ndaj bashkëshortes në Librazhd/ Procedohet penalisht edhe nëna e djalit pasi dyshohet se dhunonte nusen

Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim u kap nga Policia e Librazhdit.

4 Shkurt 2024, 11:56 Nga S.N
2 raste dhune ndaj bashkëshortes në Librazhd/ Procedohet penalisht
Foto Ilustrim

LIBRAZHD- 2 persona arrestohen në Librazhd për dhunë ndaj bashkëshortes. Një shtetas i cili ishte shpallur në kërkim u kap nga Policia e Librazhdit. 62 vjeçari M.S banues në Librazhd, u shpall në kërkim pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Një 24 vjeçar banues në fshatin Kuturman, u arrestua në flagrancë nga Policia e Librazhdit pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas informacioneve që dha policia, edhe nëna e 24 vjeçarit dyshohet se ushtronte dhunë ndaj nuses së saj. Për 52 vjeçaren me inicialet L.A (nëna e të arrestuarit E.A), nisi procedimi në gjendje të lirë.

Një tjetër person, i cili është banues në Elbasan u arrestua në flgrancë pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Njoftimi i Plotë i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin M. S., 62 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 31.01.2024, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kuturman, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. A., 52 vjeçe (nëna e shtetasit E. A.), pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së shtetasit E. A.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. C., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

policia librazhd

Sondazh

Poll