Bota

Bastisje në ish-fabrikën e gozhdave në Zubin Potok, i pranishëm edhe ministri Sveçla

Gjatë kontrolleve mësohet se prezent ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

3 Shkurt 2024, 18:20 Nga N.F
Bastisje në ish-fabrikën e gozhdave në Zubin Potok, i
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka kryer kontroll në ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak të Zubin Potokut. Gjatë kontrolleve mësohet se prezent ka qenë edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar kontrollin e kryer dhe qëndrimin e ministrit.

“Sot ministri i Punëve të Brendshme e ka vizituar ish-fabrikën e gozhdave në Bërnjak e cila është pronë e AKP-së. Këtu s’ka asgjë të jashtëzakonshme sepse policia me dhjetëra herë ka qenë aty”, është shprehur Elshani. Nuk bëhet e ditur nëse policia ka gjetur ndonjë gjë gjatë bastisjes së këtij objekti.

bastisje zubin patok svecla

Sondazh

Poll