Bota

Tronditëse në Greqi/ Gjyshi përdhunon mbesën tre vite rrjesht, gjithçka nisi kur vajza ishte 9 vjeç, vihet në pranga 78-vjeçari

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Keratsini të Greqisë dhe i moshuari është vënë në pranga.

3 Shkurt 2024, 17:05 Nga N.F

Tronditëse në Greqi/ Gjyshi përdhunon mbesën tre vite

GREQI- Një tjetër ngjarje tronditëse është regjistruar në Greqi ku një 78-vjeçar ka përdhunuar mbesën e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Keratsini të Greqisë dhe i moshuari është vënë në pranga. Siç raporton Protothema mbesa e 78-vjeçarit që nga mosha 9-vjeçare ishte përdhunuar për rreth 3 vite. Akti i rëndë është regjistruar për herë të parë në vitin 2017.

78-vjeçari kishte ushtruar dhunë fizike dhe duke kapërcyer rezistencën e fëmijës, ka detyruar mbesën e tij të kryejë aktet seksuale. Përdhunimet kanë ndodhur në shtëpinë e 78-vjeçarit teksa nëna e fëmijës ndodhej në një pjesë tjetër të shtëpisë me gjyshen. 

Nga hetimet e policisë mësohet se herën e parë që 78-vjeçari ngacmoi mbesën e tij, ai filloi t’i prekte organet gjenitale, duke e pyetur vazhdimisht nëse i pëlqente. Burri u arrestua mëngjesin e së premtes dhe u akuzua për përdhunim të përsëritur të një të mituri, akte seksuale të përsëritura dhe abuzim me një të mitur nën moshën 14 vjeç.

greqi perdhunim arrestim

Sondazh

Poll