Bota

Përdhunuan në grup një 13-vjeçare, arrestohen 6 persona në Itali, shpallet në kërkim edhe një tjetër

Policia ka shpallur në kërkim edhe një të dyshuar tjetër.

3 Shkurt 2024, 18:06 Nga N.F

Përdhunuan në grup një 13-vjeçare, arrestohen 6 persona

ITALI- Gjashtë persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë përdhunuar në grup të një 13-vjeçareje në qytetin e Katanias siciliane. Policia ka shpallur në kërkim edhe një të dyshuar tjetër. Të gjithë të dyshuarit dyshohet se janë egjiptianë dhe tre prej tyre, përfshirë edhe personin që është në arrati janë të mitur, raporton ANSA.

Ngjarja ka ndodhur në parkun e Vilës Belinit, ku dyshohet se viktima është dhunuar nga dy të dyshuar, ndërsa të tjerët kanë vëzhguar. Vajza e dhunuar ndodhej me të dashurin e saj, i cili u detyrua nga dhunuesit të largohej nga vendi nën kërcënim.

itali siçili perdhunim

Sondazh

Poll