Bota

"Nuk jam i sigurt nëse Ukraina do të mund ta rimarrë Krimenë", presidenti polak kritikohet ashpër pas deklaratës

Duda u kritikua ashpër pasi kishte thënë se nuk ishte i sigurt nëse Kievi do të ishte në gjendje të rimerrte kontrollin mbi Krimenë e pushtuar nga Rusia.

3 Shkurt 2024, 16:42 Nga M.B
"Nuk jam i sigurt nëse Ukraina do të mund ta rimarrë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy dhe Presidenti i Polonisë Andrzej Duda

VARSHAVË- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, deklaroi sot se ai ka qenë gjithmonë i palëkundur në mbështetjen për Ukrainën. Duda u kritikua ashpër pasi kishte thënë se nuk ishte i sigurt nëse Kievi do të ishte në gjendje të rimerrte kontrollin mbi Krimenë e pushtuar nga Rusia. Varshava ka qenë një nga mbështetësit më të vendosur të Kievit që nga nisja e pushtimit të Rusisë në shkurt 2022 dhe ka thënë se Ukraina duhet të rimarrë kontrollin mbi të gjithë territorin e saj në mënyrë që të pengojë Moskën nga agresioni i mëtejshëm.

Presidenti Duda e përsëriti këtë qëndrim gjatë një interviste dhe ku u pyet nëse besonte se Ukraina do të ishte vërtet në gjendje të rimarrë Krimenë.

"Është e vështirë për mua t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Unë nuk e di nëse (Ukraina) do të rimarrë Krimenë, por besoj se do të rifitojë Donetsk dhe Luhansk. Gadishulli i Krimesë është një vend i veçantë edhe për arsye historike. Sepse në fakt, nëse shikojmë historikisht, ishte në duart e Rusisë për shumicen e kohes", tha ai.

lufta rusi-ukraine polonia

Sondazh

Poll