Bota

“S’ka pengesa në komunikimin institucional”, Xhaferi komenton marrëdhënien me Kurtin

Xhaferi tha se në marrëdhëniet institucionale nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa, referuar marrëdhënies së tij me Kurtin.

3 Shkurt 2024, 17:00 Nga M.B
“S’ka pengesa në komunikimin institucional”, Xhaferi
Talat Xhaferi

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi ka deklaruar se atij nuk i takon të komentojë vendimet politike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në një intervistë për Euronews Albania, Xhaferi tha se në marrëdhëniet institucionale nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa, referuar marrëdhënies së tij me Kurtin.

Po ashtu, Xhaferi shtoi se nuk kam marrë asnjë urim nga Serbia, as zyrtare e as personale.

“Në rajon kam shumë homologë. Nuk ka pengesa të komunikimit të ndërsjellë. Nuk më takon mua të komentojë vendimet politike të Kurtit. Në marrëdhëniet institucionale nuk ka pengesa dhe nuk do të ketë pengesa. Nuk do të ketë pengesa në komunikimin institucional. Ne përfaqësojmë qytetarët, dhe raporti im me qytetarët e Kosovës nuk mund të bazohet mbi raportin personal të subjektit politik që e përfaqëson kryeministrin në Kosovë. Kështu që nuk ka dallim dhe pengesa për komunikim dhe nuk do të ketë pengesa nga ana ime.  Përmes rrjeteve sociale të gjitha institucionet bazë më kanë uruar. Nuk kam marrë asnjë urim nga Serbia, as zyrtare e as personale. Është çështje e sjelljes diplomatike, nuk më bën përshtypje në aspektin personal”, tha Xhaferi.

Marrë nga Euronews Albania

maqedonia e veriut talat xhaferi

Sondazh

Poll