Bota

Prodhimi i saj u ndërpre në fillim të viteve 60, zbulohet një raketë bërthamore brenda një garazhi në SHBA

Mësohet se dikush mbante në garazhin e tij prej vitesh një raketë bërthamore inerte.

3 Shkurt 2024, 16:59 Nga N.F

 

Prodhimi i saj u ndërpre në fillim të viteve 60, zbulohet
Raketa e zbuluar

 

SHBA- Një raketë e ndryshkur është gjetur brenda një banese në Uashington. Mësohet se dikush mbante në garazhin e tij prej vitesh një raketë bërthamore inerte. Policia në Bellevue dërgoi njësinë e tyre të asgjësimit të eksplozivëve në shtëpinë e një burri që donte të dhuronte një send që kishte në posedim.

Policia tha se ishte pjesë e një rakete Douglas AIR-2 Genie, një raketë e aftë për të mbajtur një kokë bërthamore ë25 1.5 kilotone. Në praktikë ishte rezervuari i karburantit të raketës. Mësohet se brenda rakestës nuk kishte asnjë kokë bërthamore kështu që nuk kishte asnjë rrezik për civilët.

Pronari i raketës më vonë tha se raketa fillimisht i përkiste një fqinji të vdekur prej kohësh. Prodhimi i kësaj lloj rakete u ndërpre në fillim të viteve '60.

shba rakete policia

Sondazh

Poll