Art&Argëtim

FOTO/ Bebe Rexha 'nderon' gjithmonë, shkëlqen në ceremoninë e Jon Bon Jovi

Bebe Rexha shfaqi figurën e saj mahnitëse e veshur me një fustan të zi me rripa dhe korse prej kadifeje i cili si gjatësi shkonte deri në fund të këmbëve dhe i çarë në mes.

3 Shkurt 2024, 16:36 Nga S.B
FOTO/ Bebe Rexha 'nderon' gjithmonë, shkëlqen në
Bebe Rexha

SHBA- Kylie Minogue dukej sensacionale së bashku me Shania Twain dhe Bebe Rexha, teksa kryesuan yjet në Gala-n e personit të vitit të MusiCares 2024, duke nderuar Jon Bon Jovi në Los Anxhelos të premten. Ceremonia speciale nderoi Jon Bon Jovi, i cili u bë i famshëm në vitet '80 si drejtuesi i grupit rock Bon Jovi. Grupi lëshoi veçanërisht hite të tilla si Livin' On A Prayer dhe You Gave Love A Bad Name.

Bebe Rexha shfaqi figurën e saj mahnitëse e veshur me një fustan të zi me rripa dhe korse prej kadifeje i cili si gjatësi shkonte deri në fund të këmbëve dhe i çarë në mes. Këngëtarja e ‘Meant To Be’ kishte veshur një palë taka të zeza me pjesën  përpara të hapur, të cilat ishin të lidhura me rripa të hollë që mbështilleshin rreth kyçeve të saj.

FOTO/ Bebe Rexha 'nderon' gjithmonë, shkëlqen në
Bebe Rexha

Rexha shtoi një byzylyk vezullues në kyçin e saj të djathtë, si dhe një palë vathë argjendi për të kompletuar veshjen. Flokët e saj bjonde ishin të ndara në mes, dhe zbrisnin pranë shpatullave me kaçurrela të lehta. Bebe zgjodhi gjithashtu qerpikë voluminozë dhe një ton sysh vezullues për grimin e saj të shkëlqyeshëm. Një blush rozë iu shtua mollëzave të saj, ndërsa një nuancë me shkëlqim, me ngjyrë bezhë ishte vendosur në buzët e saj dhe kufizohej nga një laps më i errët buzësh.

FOTO/ Bebe Rexha 'nderon' gjithmonë, shkëlqen në
Bebe Rexha

bebe rexha jon bon jovi

Sondazh

Poll