Art&Argëtim

Një banjo e nxehtë dhe plot shkumë, Bad Bunny josh me fotot e reja pas ndarjes nga Kendall Jenner

Ai përdori në mënyrë strategjike flluska për të mbuluar pjesët e tij të trupit.

3 Shkurt 2024, 14:10 Nga S.B
Një banjo e nxehtë dhe plot shkumë, Bad Bunny josh me fotot e
Bad Bunny

SHBA- Reperi porto-rikan 29-vjeçar, hyri në Instagram të Premten për të ndarë disa foto të shkrepura pas një banje me flluska në  vaskë. Bad Bunny ndau disa selfie nga afër si dhe një foto të rrezikshme të gjysmës së tij të poshtme, e cila ishte pjesërisht e zhytur në ujë dhe e mbuluar me shkumë. Ai përdori në mënyrë strategjike flluska për të mbuluar pjesët e tij të trupit.

"baño", ishte përshkrimi i fotografive, që do të thotë "banjo" në shqip.

Rastësisht, ai u shfaq në një këngë të Enrique Iglesias të quajtur "El Baño" në 2018. Postimi joshës vjen rreth dy muaj pasi Bad Bunny dhe Kendall Jenner u ndanë. Ata ishin në një lidhje për më pak se një vit.

Një banjo e nxehtë dhe plot shkumë, Bad Bunny josh me fotot e
Bad Bunny

Miqtë nuk janë të befasuar që Kendall dhe Bad Bunny janë ndarë”, tha një person i afërt me yjet.

Ai gjithashtu pohoi se miqtë e supermodeles 28-vjeçare, nuk ndiheshin sikur ajo ishte aq e përshtatshme me Bad Bunny sa ishte në marrëdhëniet e kaluara me njerëzit e tjerë. Ndarja e tyre u raportua pasi ylli i "Keeping Up with the Kardashians" u fotografua në një udhëtim në Aspen, Colo me disa miq dhe pa të dashurin e saj. Dyshja u lidhën për herë të parë në shkurt dhe e mbajtën romancën e tyre private përveç disa daljeve të rralla publike.

 

bad bunny kendall jenner

Sondazh

Poll