Sport

100 milionë $ në rast tradhëtie! Wanda Nara e mohon marrëveshjen me Icardin...

Sipas “Noticias Magazine”, nëse sulmuesi i Galatasaray tradhëton partneren e tij, ai duhet ta kompensojë atë me gati 100 milionë dollarë.

2 Shkurt 2024, 18:34 Nga DOSJA
100 milionë $ në rast tradhëtie! Wanda Nara e mohon

ITALI - Gjatë gjithë lidhjes, thashethemet për ndarje të mundshme midis Wanda Naras dhe Mauro Icardit, u ngritën në disa raste për shkak të pabesive të supozuara.

Në të njëjtën kohë, orët e fundit u përmend edhe për një marrëveshje hipotetike, ku futbollisti duhej t'i paguante 100 milionë dollarë partneres së tij, në rast se do ta tradhtonte me një grua tjetër.

Ka një thashetheme tronditëse që vjen nga Argjentina në lidhje me marrëdhënien mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi: sipas “Noticias Magazine”, nëse sulmuesi i Galatasaray tradhëton partneren e tij, ai duhet ta kompensojë atë me gati 100 milionë dollarë.

“Wanda punësoi një firmë ligjore për t’u marrë me këtë çështje”, raporton “Sport Mediaset”. Wanda Nara i bëri jehonë këtij publikimi dhe jo vetëm e përsëriti atë në tregimet e saj, por gjithashtu ndau një deklaratë, në të cilën ajo mohoi kategorikisht thashethemet që po qarkullojnë në botë.

“Gjëja e rrezikshme për shpikjen e gjërave budallaqe është, se nëse nuk e sqaroni, ata e përsërisin atë në të gjithë botën. Imagjinata nuk ka kufi. Kush vjen me një gënjeshtër dhe marrëzi të tillë? E kuptoj që një shënim nga unë shitet, por ata kanë dalë jashtë teme për një kohë tani.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll