Sport

Junya Ito, i akuzuar për një sulm seksual në Osaka, largohet nga kombëtarja e Japonisë

Pavarësisht dëshirës së shprehur nga shokët e tij që ai të qëndronte me ta në Kupën e Kombeve të Azisë në Katar, Federata Japoneze më në fund vendosi që Junya Ito, të linte kombëtaren dhe të kthehej në Reims.

2 Shkurt 2024, 15:20 Nga DOSJA

Junya Ito, i akuzuar për një sulm seksual në Osaka, largohet nga

KATAR - Vullneti i shokëve të Junya Itos nuk mjaftoi. Mendohej se Federata Japoneze do të ndryshonte qëndrimin e saj, në lidhje me largimin nga Katari (ku “Samouraï Blue” do të luajnë çerekfinalen e Kupës së Kombeve të Azisë kundër Iranit të shtunën, në orën 12:30) e sulmuesit të Reims, i akuzuar për sulm seksual nga dy gra pas një ndeshjeje miqësore kundër Perusë (4-1) më 20 qershor 2023, policia e Osakës kishte hapur një hetim dhe kishte thirrur Ito.

Madje, nga Doha, drejtori i kombëtares Masakuni Yamamoto deklaroi të premten për vendimin për t'u ndarë me Iton: “Vendosëm të bëjmë sërish rregullime në drejtim të mbajtjes së tij. Por ai e bëri të qartë se vendimi përfundimtar do të shpallej këtë të premte nga Japonia, pas një hetimi të brendshëm dhe një interviste me lojtarin.

Dhe presidenti i Federatës Japoneze, Kozo Tajima, i cili qëndroi në Tokio, deklaroi: “Pas konsultimit me trajnerin, Hakime Moriyasu, vendosëm që Ito të largohej nga kombëtarja.  Ne duhet të krijojmë një mjedis, në të cilin skuadra mund të përqendrohet te futbolli. 

Ne morëm një vendim global”,- deklaroi ai duke marrë parasysh gjendjen fizike dhe mendore të Itos, të parashtruar gjatë vendimit fillestar. Dhe ai përfundoi: “Kërkoj falje që e ndryshova vendimin dy here”.

Këtë herë Junya Ito (30 vjeç, 54 ndeshje, 13 gola), i cili kishte marrë pjesë në tre ndeshjet e xhiros së parë të Kupës së Azisë, qëndroi në stol në fazën e 16-të kundër Bahreinit (3-1).

Ai do të rikthehet në Reims, i cili mbështeti lojtarin e tij dhe ku ai ka shënuar dy gola dhe ofroi katër asistime në 17 ndeshje L1 këtë sezon. Por është e vështirë të imagjinohet se ai mund të luajë të dielën kundër Toulouse (15:00, java e 20-të) edhe pse...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll