Sport

Podolski, për Arda Güler: "Ndoshta ai shkoi në Madrid shumë shpejt"...

“Nuk është e lehtë të shkosh nga Fenerbahçe dhe të gjesh një vend te Real Madridi”, thotë sulmuesi gjerman.

2 Shkurt 2024, 16:12 Nga DOSJA
Podolski, për Arda Güler: "Ndoshta ai shkoi në Madrid

SPANJE - Lukas Podolski ka dhënë një intervistë në të cilën flet për talentin e ri të Real Madridit,  Arda Güler, i cili vështirë se ka mundësi të luajë te klubi ‘mereng’. Sulmuesi gjerman e ka vënë në pikëpyetje ardhjen e tij te bardhezinjtë. "Ne do të shohim në të ardhmen nëse koha e tij në klub ishte e mirë apo jo. Ndoshta nënshkrimi i tij për Real Madrid ishte shumë i shpejtë,"- thotë gjermani.

Lojtari gjerman, aktualisht i Górnik Zabrze në Poloni, thekson dallimet midis klubit të mëparshëm dhe atij aktual të Güler. "Ai nuk do të jetë titullar në muajt e ardhshëm. Nuk është e lehtë të vish nga Fenerbahçe dhe të gjesh një vend te Real Madrid. 

Fenerbahçe është i madh, sigurisht, por Real Madridi është në një nivel tjetër. Në një klub si ky, ju nuk mund të thoni gjëra të tilla, si 'Duhet t'i japim kohë. Duhet ta ndihmojmë', nuk ka kohë për ato fraza. Në fund të ditës ata luajnë për të fituar të gjitha trofetë", thekson sulmuesi.

Fillimet e Arda Güler te Real Madridi janë duke u komplikuar. 18-vjeçari zbarkoi në skuadrën e bardhë këtë verë, pas një pagese prej 30 milionë euro. Turku ka luajtur vetëm 70 minuta gjatë gjithë sezonit, 60 kundër Arandinas në Kupën e Mbretit (fillimi i tij i vetëm) dhe 10 kundër Las Palmas, minutat e tij të vetme në Ligë, pas zemërimit të tij kundër Almerías.

"Të gjithë e kuptojnë tani se Arda Güler është një talent i madh,"- thotë Podolski. Një talent i madh, që ende nuk po tregon versionin e tij më të mirë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll