Sport

FOTO/ Ndryshojnë "planet", çifti Oriana Sabatini dhe Paulo Dybalas, pas më shumë se 5 vitesh lidhje, vendosin të martohen…

Pak ditë më parë, futbollisti dhe këngëtarja shpallën fejesën

2 Shkurt 2024, 17:38 Nga DOSJA

 

FOTO/ Ndryshojnë "planet", çifti Oriana Sabatini dhe Paulo

ITALI - Oriana Sabatini dhe Paulo Dybala janë një nga çiftet më të njohur në botën e futbollit, pavarësisht rinisë së tyre. Në fakt, pak ditë më parë, ata shpallën fejesën e tyre pas pak më shumë se pesë vitesh lidhje. Një lidhje, që do të festohet verën e ardhshme në Argjentinën e të dyve, me një martesë. 

Megjithatë, duket se kjo do të jetë më emocionuese për këngëtaren sesa për futbollistin, i cili nuk kishte ndërmend të kalonte në altar, siç ka rrëfyer vjehrra e tij: “E kisha përjashtuar plotësisht, sepse Paulo i tha: Pse dëshiron të martohesh? Unë nuk do të martohem kurrë",- tregon aktorja e njohur, Catherine Fulop, në programin televiziv "El Trece". 

Dhe ajo vazhdoi të rrëfente: "Epo, nëse nuk doni të martoheni... Ne nuk do të kemi fëmijë. Unë nuk do të kem fëmijë, nëse nuk martohemi."

Por sulmuesi i Romës përfundoi duke hequr dorë nga ideja e tij dhe pak javë më pare, ai u gjunjëzua para shatërvanit legjendar “Trevi” në prani të Álvaro Morata dhe gruas së tij, Alice Campello, miq të ngushtë të çiftit, duke i kërkuar dorën Oriana Sabatinit... 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ORIANA (@orianasabatini)

Lidhja, siç thamë, do të bëhet më 20 korrik, duke përkuar me pushimet e lojtarit. Nusja do të vishet nga marka 'Dolce&Gabbana' dhe do të ketë dizenjo të ndryshme, ndonëse ende nuk ka dashur të zbulojë asnjë detaj. Dybala gjithashtu do të bëjë disa ndryshime por, në rastin e tij, nuk dihet se cili stilist do ta veshë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll