Sport

Sukses i merituar, skiatorja Lara Colturi në podiumin e Botërorit! Medalje bronzi për Shqipërinë në garën e sllallomit gjigand...

Colturi do të ketë mundësinë të shprehi talentin në kategorinë e sllallomit në një tjetër provincë të Francës, për të mbyllur aktivitetin e të rinjve dhe për t'ju rikthyer Kupës së Botës për të rritura, me etapën e Andorrës javën e ardhshme.

2 Shkurt 2024, 14:52 Nga DOSJA
Sukses i merituar, skiatorja Lara Colturi në podiumin e Botërorit!

FRANCE - Mesditën e së premtes, në botërorin e të rinjve në Port dy Soleil në Francë, Lara Colturi arriti të ngjitet në podium, ashtu si edhe një vit më parë, duke u renditur në vendin e tretë në kategorinë e femrave për sllallomin gjigand.

Skiatorja, që garon për Shqipërinë, është me pritshmëritë më të larta për këtë Botëror nisur edhe nga paraqitjet e bëra në etapat e Kupës së Botës për të rritura.

Si në lëshimin e pare, ashtu edhe në të dytin, e prezantuar si talenti më i madh i Europës nga specialistët francezë në këtë garë, Lara Colturi regjistroi kohën e tretë më të shpejtë.

Ditën e shtunë, Colturi do të ketë mundësinë të shprehi talentin në kategorinë e sllallomit në një tjetër provincë të Francës, për të mbyllur aktivitetin e të rinjve dhe për t'ju rikthyer Kupës së Botës për të rritura, me etapën e Andorrës javën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll