Sport

Salernitana i hap derën Jérome Boateng

Ish-ndërkombëtari gjerman, pa ekip që prej largimit nga Lyon në qershor, firmos deri në fund të sezonit me skuadrën italiane.

2 Shkurt 2024, 16:50 Nga DOSJA

Salernitana i hap derën Jérome Boateng

ITALI - Salernitana, që nga rikthimi i saj në Serinë A në 2021-22, është karakterizuar duke përdorur lojtarë të njohur: Franck Ribery, Antonio Candreva, Federico Fazio, Diego Perrotti, Krzysztof Pitaek...

Një sagë që synon ta zgjasë me nënshkrimin e një tjetër 'rokeri të vjetër': gjermanin Jérome Boateng (Berlin, 1988). Ish-lojtari i Hertha, Hamburg, Manchester City, Bayern Munich dhe Olympique Lyon, i cili ishte i lirë, firmos deri në qershor dhe do të mbajë numrin 5 në skuadrën italiane.

“Ndihem i nderuar dhe krenar që jam këtu”,- tha gjermani, i cili bëhet përforcimi i nëntë dimëror i skuadrës së drejtuar nga Filippo Inzaghi. Ai bashkohet me Triantafyllos Pasalidis (OFI Kretë),  Alessandro Zanoli (Napoli), Toma Basic (Lazio), Marco Pellegrino (Milan), Shon Weissman  (Granada), Niccolò Pierozzi (Fiorentina), Emanuel Vignato (Pisa) dhe Iron Gomis (Kasimpasa).

Boateng, i cili ishte pa ekip që kur u largua nga Olympique Lyon verën e kaluar, kishte sugjeruar fuqimisht për një rikthim te Bayern. Ai madje ishte stërvitur me ta. Megjithatë, arsyet jo sportive, ai ka një çështje në pritje të hapur për sulmin e ish-të dashurës së tij, e ndaluan kthimin e tij.

Tani ai rikthehet në fusha me një mision të vështirë: të mbajë Salernitanën në elitën e 'calcios'. Tani për tani janë në fund me 12 pikë, gjashtë larg shpëtimit. Do të shohim nëse Boateng do të arrijë të përsërisë ‘mrekullinë’ e Riberit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll