Bota

Ndalohet avokati i Nikolla Sanduloviç: Kërkoj ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Lajmi për ndalimin e tij është konfirmuar nga vetë Nikolla Sanduloviç, i cili kërkoi reagim dhe ndërhyrje ndërkombëtare

2 Shkurt 2024, 13:41 Nga S.N

 

Ndalohet avokati i Nikolla Sanduloviç: Kërkoj ndërhyrjen e
Nikolla Sandiloviç

SERBI- Michael Polak, avokati i politikanit serb Nikolla Sanduloviç, është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje. Lajmi për ndalimin e tij është konfirmuar nga vetë Nikolla Sanduloviç, i cili kërkoi reagim dhe ndërhyrje ndërkombëtare. Ai e ka cilësuar qeverisjen e Serbisë si diktatoriale.

Kujtojmë se Nikolla Sanduloviç është politikani opozitar serb që vizitoi Prekazin dhe  bëri homazhe në varrin e Blerina Jasharit për këtë arsye u arrestua e dhunua nga policia serbe.

“Urgjente!!!!!!!! Avokati im nga Londra Michael PolakLaë sapo u ndalua nga pjesëtarët e policisë së Vuçiçit që po e marrin në pyetje… A do të bëjë më në fund komuniteti ndërkombëtar diçka për regjimin diktatorial në Serbi?” ka qënë postimi i Sanduloviç në rrjetin social X.

Lidhur me incidentin dhe reagimin e politikanit serb, ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns, e cila është shprehur e shqetësuar për situatën. “Kjo është thellësisht shqetësuese – kam folur me Ministrinë e Jashtme dhe ata janë në dijeni,” tha ajo.

serbi nikolla sandulovi

Sondazh

Poll