Sport

Gjermani, Schalke 04 rrezikon të zhduket…

E thellë në borxhe, skuadra e Gelsenkirchen aktualisht konkurron në Bundesligën 2

2 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

Gjermani, Schalke 04 rrezikon të zhduket…

GJERMANI - Klubi historik i Schalke 04 po kalon ditë të vështira, madje rrezikon të zhduket. 

E zhytur në borxhe, skuadra e Gelsenkirchen aktualisht garon në Budesligën 2, por shanset për të rënë sërish janë shumë reale, - aktualisht zënë vendin e 15-të, me 20 pikë. 

Schalke 04 nuk do të ketë licencë për të garuar në kategorinë e tretë, për shkak të një borxhi prej 165 milionë eurosh dhe do të detyrohet të fillojë nga e para si skuadër amatore. 

Trajneri i Schalke 04, Karel Geraerts, së fundmi pranoi se gjermanët po kalojnë ditë dramatike: "Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë jetikë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll