Sport

Mbyllet tregu i janarit me “shembjen” e Premier League... dhe disa surpriza

Anglia mbyll rubinetin, krahasuar me 842 milionët e investuar një vit më parë dhe Ligue 1 është ajo që investon më shumë në Evropë

2 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

Mbyllet tregu i janarit me “shembjen” e Premier League... dhe disa

ANGLI - Dritarja e transferimeve të janarit është mbyllur dhe bashkë me të konfirmohet edhe “errësira” që ka pësuar Premier League , e cila ka parë uljen e shpenzimeve nga 842 milionë euro dimrin e kaluar në vetëm 90. 

Në fakt, vetëm nëntë skuadra kanë bërë shtesa në këtë treg. Kompanitë transatlantike me emergjenca të mëdha, si Chelsea, Manchester United, apo Newcastle, nuk kanë investuar  asnjë euro.

Shpenzimet e pesë ligave kryesore:

Mbyllet tregu i janarit me “shembjen” e Premier League... dhe disa

Më tej, në “Top 10” blerjet më të shtrenjta të kësaj merkato dimri nga Premier League hyn vetëm Radu Dragusín, i cili ka ndërruar Genoan për Tottenham në këmbim të 25 milionë eurove. Një tkurrje e shpenzimeve në tregun anglez, që është shtrirë edhe në kampionatin, i cili shpenzoi 34 milionë në janarin e kaluar dhe shpenzimet e tij u reduktuan në 25.

Goditje e shkëlqyer nga Seria A

Një nga lajmet e mëdha që ka lënë kjo dritare dimri është ringjallja, nga pikëpamja ekonomike, e Serisë A, e cila e ka rritur investimin e saj në 101 milionë, kur vitin e kaluar mezi shpenzoi 32.

Përveç Lazios, Udineses dhe Cagliarit, pjesa tjetër e klubeve kanë bërë disa nënshkrime.  “Mbreti”, pa dyshim është Napoli i Mazzarrit. Në objektivin e tyre për të kthyer situatën (i nënti në Serie A), ata kanë investuar 21 milionë euro për katër lojtarë: Ngonge, Mazzocchi, Hamed Junior Traoé dhe Dendonker.

Klubet që kanë shpenzuar më tepër:

Mbyllet tregu i janarit me “shembjen” e Premier League... dhe disa

Fuqia e Ligue 1

Franca ka treguar se jo vetëm PSG ka para për të shpenzuar dhe ka rritur investimet nga 132 në 173 milionë krahasuar me dimrin e kaluar. Liga që ka shpenzuar më shumë në këtë merkato. Sa për krahasim, vetëm brasileirao ka qenë kampionati i dytë që ka shpenzuar më shumë para, me 146 milionë euro.

Si zakonisht, skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka nënshkruar me dy gurë të çmuar nga Brazili: Gabriel Moscardo dhe Lucas Beraldo. Megjithatë, agjitatorët e mëdhenj kanë qenë Lioni dhe Marseja. Të dy kanë inkorporuar nga pesë lojtarë dhe kanë shpenzuar respektivisht 38 dhe 22 milionë.

Gjermania fiton muskuj

Me Bayern Munich, RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt, Bundesliga ka treguar edhe një herë fuqi në këtë merkato dimërore. Mes të treve ata kanë disbursuar 86% të 79 milionëve që janë shpenzuar për kampionatin gjerman. Bavarezët kanë sjellë Sacha Boey (nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë), ndërsa njerëzit e Marco Rose kanë zgjedhur Elfij Elmas (i katërti) për të zëvendësuar Forsberg.

Asnjë lajm nga Arabia

Lajmi më befasues i këtij tregu ka qenë frenimi drastik që ka përjetuar Liga Saudite pas përmbysjes së Europës disa muaj më parë. Ata kanë investuar vetëm 23 milionë që korrespondojnë vetëm me nënshkrimin e Renan Lodit për Al-Hilal. Kjo është, vetëm 2% nga 950 milionët që ata shpenzuan në verë.

Lojtarët që kanë kushtuar më tepër:

Mbyllet tregu i janarit me “shembjen” e Premier League... dhe disa

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll