Sport

Pas Ronaldos, edhe Messi jashtë miqësores së Inter Miamit ndaj Al Nassr në Riad…

Lionel Messi nuk do të aktivizohet në miqësoren e Inter Miami kundër Al Nassr, pasi trajneri Tata Martino që e la argjentinasin jashtë pas disa shqetësimeve.

1 Shkurt 2024, 20:16 Nga DOSJA
Pas Ronaldos, edhe Messi jashtë miqësores së Inter Miamit ndaj Al

ARABIA SAUDITE - Inter Miami do të përballet me Al Nassr të enjten (1/2) në një ndeshje miqësore dhe e gjithë bota e futbollit po priste me padurim që Lionel Messi  dhe Cristiano Ronaldo të takoheshin sërish në fushë.

Mirëpo, prej ditësh dihej se ylli portugez do të mungonte në ndeshje, pasi së fundmi u dëmtua në stërvitjen e skuadrës nga Arabia Saudite, e cila madje u detyrua të anulojë turneun në Kinë.

Sipas mediave, pas ndeshjes kundër Al Hilal, edhe Leo Messi ka ndjerë shqetësime dhe i është nënshtruar një MRI dhe është vendosur që të merren masa paraprake.

Gjithsesi, gjërat u bënë edhe më keq për adhuruesit e këtij sporti, pasi argjentinasin nuk do ta shohin as në garë dhe kjo pasi Tata Martino e la jashtë skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll