Sport

Formula 1, tani është zyrtare/ Britaniku Lewis Hamilton te Ferrari nga 2025...

Njoftimi për shtyp nga skuadra e Maranellos: “Lewis do t'i bashkohet skuadrës në vitin 2025, kontratë shumëvjeçare”

2 Shkurt 2024, 07:30 Nga DOSJA

Formula 1, tani është zyrtare/ Britaniku Lewis Hamilton te Ferrari nga

ITALI - Tani është zyrtare: Lewis Hamilton do të veshë uniformën e kuqe të Ferrarit, duke filluar nga viti 2025. Ekipi i Maranellos e bëri të ditur këtë menjëherë pas njoftimit për shtyp të Mercedesit, në të cilin u njoftua se shtatë herë kampioni i botës do të largohej nga ekipi britanik në fund të vitit 2024.

"Scuderia Ferrari ka kënaqësinë të njoftojë se Lewis Hamilton do t'i bashkohet ekipit në 2025, me një kontratë shumëvjeçare”. Hamilton do të zëvendësojë Carlos Sainz-in, i cili tashmë ka bërë të ditur se do të japë gjithçka në këtë sezon të tij të fundit.

Njoftimi i Ferrarit:

Fjalët e Sainz: "Unë do të jap gjithçka"

Menjëherë pas njoftimit për punësimin e Hamiltonit erdhën fjalët e Carlos Sainz: “Pas lajmeve të sotme, unë dhe Scuderia Ferrari nuk do të vazhdojmë bashkë në fund të vitit 2024. Kemi ende një sezon të gjatë përpara dhe, si gjithmonë, do të jap gjithçka për ekipin dhe për tifozët në mbarë botën. Ne do të njoftojmë lajmet për të ardhmen time kur të vijë koha."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll